Luana Vjollca sot është e mirënjohur si një personalitet televiziv, autore dhe moderatore e programeve të suksesshme të krijuara prej saj, si dhe reality show me patentë ndërkombëtare. Luana është e njohur si këngëtare e disa hiteve muzikore, bashkëpunime me artistë ndërkombëtar dhe së fundmi për projektin e saj muzikor ‘Thuaje’.
Luana është një prej influencueset më të mëdha në Shqipëri – Kosovë, duke numëruar 2.1 Milionë followers në Instagramin e saj.
Sinopsi
U lind në 2 Shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Syri i publikut e kapi fillimisht në sfilatat dhe kopertinat e revistave më të njohura si modele në 2006 e më pas një vit më vone në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më tej do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë programe si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell” “ Pa Limit” dhe do t’i rikthehej edhe muzikës, pasionit të vogëlise.Që nga atëherë ajo vazhdon dhe sot nxjerr hite të suksesshme muzikore, disa prej tyre bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë.Luana ka realizuar për 4 sezone rradhazi emisionin e saj Prime Time “Shiko Kush LUAN” në Top Channel duke thyer rekorde audience për çdo vit. Në vitin 2022 Luana solli “Thuaje” një projekt ndërgjegjësues dhe fuqizues, të krijuar për shoqërinë. Pasionin e saj për modelingun/fotografinë nuk e ka lënë pas duke realizuar shooting për brande ndërkombëtarë si Philipp Plein, Collini Milano, Trussardi etj.
Në 2022-2023 Luana Vjollca thyen rekorde audience si në transmetimin televiziv dhe miliona shikime në rrjetin social YouTube me projektin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana” në TV Klan.
Fëmijëria dhe studimet
Lindi dhe fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Edhe pse publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, në fakt radha nuk është e tillë. Luana e ka nisur fillimisht me muzikën karrierën e saj, vetëm se asokohe ishte ende fëmijë. I ka provuar herët ethet e një kompeticioni kur u ngjit në skenë në ‘Festivalin e Fëmijëve’ bashkë me Marinën, motrën e saj. Luana ka studiuar kanto për dy vite, që kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta do të zgjidhte diçka afer profesionit te saj tashme siç është Marrëdhënie me Publikun.Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi duke numëruar kështu 2 diploma në sirtarin e saj.
Karriera në televizion
Kulmin e karrierës në televizion do ta shënonte “Shiko kush LUAN”. Spektakli i argëtimit nën autorsinë dhe moderimin e Luana Vjollces, do të shfaqej Prime Time, nën moderimin e saj përgjatë 4 sezoneve televizive të 2018-2021 duke vendosur vit pas viti rekorde të teja audience.
Është e gjatë lista e pjesëmarrjes në programe të ndryshme, në të cilat më së shumti ka qenë protagoniste duke lënë shenjë unike në çdo prezantim të saj e njohur për karizmën dhe lirshmërinë në skenë Luana Vjollca do ta niste moderimin me daljen e saj në 2008, 6 vite dilte çdo mbrëmje pas edicionit qëndror të lajmeve në “Top Channel” për të prezantuar motin deri në 2015-ën duke vendosur ne treg një trend te ri për prezantimin e motit. Gjatë kesaj kohe ka realizuar një sërë programesh të rëndësishme televizive si “E diell” 2008-2010, në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi e me tej sërish rikthim ne “E diell” 2015-2017 me rubrika si “Te çmendur pas” “Dueli i Heshtur” “ Pa Limit”.
Në 2022-2023 Luana Vjollca rikthehet në ekran pas duke thyrë kështu rekorde audience si në transmetimin televiziv dhe miliona shikime në rrjetin social YouTube me projektin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana” në TV Klan.